Lajme të mira nga Vlora/ Leli takon Idrizin, gati projekti për Pyllin e Sodës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 13:39

Lajme të mira nga Vlora/ Leli takon Idrizin, gati projekti për Pyllin e Sodës

Qeveria miraton planin zhvillimor për Vlorën, ku përfshihet edhe kalimi i një pjesë të zonës së Pyllit të Sodës nga mjedis i gjelbëruar në mjedis në dispozicion të sportit. Për këtë qëllim kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi dje një takim në ambientet e klubit me administratorin Sinan Idrizi.

Sinan-Idrizi-Dritan-Leli-750x430

“Panorama Sport” mëson se kompanitë turke kanë një projekt ekologjik që pritet ta vendosin në zbatim, sipas të cilit në vendin ku gjendet sot fusha e sportit, do të ndërtohen disa fusha të tjera, tribuna dhe dhoma zhveshjeje që do të jenë pjesë e akademisë vlonjate. Kryebashkiaku ka kërkuar nga administratori të njihet me projektin.

stadiumi-i-vlores-rikonstruksioni-projekti-1

Kreu i klubit i ka thënë Lelit se është gati gjithçka dhe projekti nga nisja e tij nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, pasi materialet janë të gatshme dhe vetëm do të montohen. Projekti i fushave dhe infrastrukturës përkatëse do të zbatohet nga një studio ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"