Lajme të këqija për Milanin, presidenti Li futet në “kolaps” ekonomik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 14:06

Lajme të këqija për Milanin, presidenti Li futet në “kolaps” ekonomik

Gjykata e Popullit në Shenzhen të Kinës, deklaroi zyrtarisht të falimentuar shoqërinë “Jie Ande”, që në fakt ishte garancia dhe kasaforta e Yonghong Li, 48 vjeçar, pronar dhe president i Milanit.

8766f7f368e51bd3aae6b86c05995ef10b63eacd

Deri dje per kompaninë kineze qëndronte pezull një kërkesë likuidimi me Bankën e Kanton që kishte kërkuar shpalljen e falimentit. Jie Ande ishte akredituar si një nga kompanitë më të rëndësishme dhe me më tepër likuiditet financiar mes atyre të përfshira në kurikulimin zyrtar të financierit kinez me rezidencë në Hong Kong.

Gjithsesi, kjo çështje nuk pritet të ketë efekte të menjëhershme te klubi kuqezi, por ngre pikëpyetje të mëdha mbi aftësinë e Li për të përmbushur detyrimet ndaj kreditorëve.

Yonghong-Li

Për klubin është e rëndësishme të mbyllë bilancin në 30 qershor, ndërkohe për t’i dhënë vazhdimesi projektit Milan futet në lojë fondi Eliot, të cilit pronari kinez i klubit i ka borxh mbi 300 milionë euro. Fondi amerikan Eliot ndërkohe do të ndihmojë Milanin duke i realizuar nje rritje kapitali mes 30 dhe 40 milione eurove.

Një veprim që kryhet në mënyrë që Milani të mos rrezikojë penalitete nga UEFA për të garantuar pjesëmarrjen e klubit në kompeticionet europiane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"