Lajme të këqija për Milanin, objektivi kryesor i kuqezinjve dëmtohet. Ja sa do të mungojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 15:20

Lajme të këqija për Milanin, objektivi kryesor i kuqezinjve dëmtohet. Ja sa do të mungojë

Lajme të këqija vijnë nga Strasburgu për Milanin, Mohamed Simakan i cili ishte objektiv i kuqezinjve është dëmtuar në sfidën ndaj Lensit dhe ku do të qëndrojë jashtë fushave pë rreth 2 muaj.

SIMAKAN

Për t’a dhënë këtë lajm ishte vetë klubi francez i cili me anë të një komunikate deklaroi dëmtimin e 20-vjeçarit:

“Pas dëmtimit të tij ndaj skuadrës së Lensit, Mohamed Simakan ka kryer ekzaminimet ditën e hënë.”

Një lajm që mund të ndryshojë rrjedhën dhe të gjithë strategjinë e merkatos së Milanit, dhe mbetet për t’u kuptuar se pavarësisht dëmtimit kuqezinjtë do të synojnë përsëri tek francezi ose do të zhvendosen tek një mbrojtës tjetër.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"