Lajme të këqija për kombëtaren afrikane, futbollisti i Bajernit dëmtohet dhe humbet Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 17:32

Lajme të këqija për kombëtaren afrikane, futbollisti i Bajernit dëmtohet dhe humbet Botërorin

Një lajm i keq ka ardhur për Senegalin, pasi mbrojtësi i djathtë, Bouna Sarr, ka thyer një tendinë në gjurin e majtë dhe për këtë do t’i duhet të qëndrojë jashtë Botërorit “Katar 2022”.

sarr

30-vjeçari priteshe të ishte një prej titullarëve të Senegalit në këtë Botëror dhe shihej si një pjesë kyçe nga trajneri Aliou Sise për të arritur objektivin e kombëtares në Katar.

Ai gjithashtu pritet të mos jetë i gatshëm për Bajernin për një periudhë të gjatë kohe, pasi do t’i duhen disa muaj për t’u rikuperuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"