Lajme të këqija për Juventusin, dëmtohet mbrojtësi dhe pritet të mungojë gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 13:38

Lajme të këqija për Juventusin, dëmtohet mbrojtësi dhe pritet të mungojë gjatë

Juventusi ka konfirmuar se Aleks Sandro do jetë jashtë fushave për të paktën dy javë, ndërsa Paolo Dibala është rikthyer në stërvitje. Bardhezinjtë presin Sampdorian në shtëpi në ndeshjen e parë në kampionat.

aleks sandro

Në një deklaratë për mediat, Juventusi konfirmoi se mbrojtësi i majtë vuan nga një dëmtim në këmbën e djathtë, dhe pas 15 ditëve do shikohen analizat e tjera. Kjo do të thotë që Sandro do mungojë për të paktën dy javë, ndoshta dhe më shumë. Por në kampin bardhezi ka edhe lajme të mira, pasi Dibala është rikthyer të stërvitet me ekipin.

Argjentinasi është stërvitur për një kohë të shkurtër me grupin, dhe Pirlo vështirë se do ta aktiviojzë titullar. Bernardeski dhe De Ligt janë gjithashtu të dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"