Lajme të këqija për Inzagin, ylli i sulmit zikaltër nuk ia del për sfidën kundër Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 20:07

Lajme të këqija për Inzagin, ylli i sulmit zikaltër nuk ia del për sfidën kundër Romës

Një lajm i keq ka ardhur nga infermieria e Interit drejt trajnerit Simone Inzagi, me Romelu Lukakun që nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë për sfidën e fundjavës që zikaltërit do të luajnë me Romën.

LUKAKU 1

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, belgu nuk do të jetë as në stolë për këtë përballje, ku si kundërshtarë do të kishte ish-trajnerin e tij te Mançester Junajtid, Zhoze Murinjon.

Prej ditësh Lukaku ishte duke u stërvitur duke lënë dhe grumbullimin e tij me kombëtaren vetëm për të qenë gati me Interin, por zikaltërit do të duhet të presin ende për ta parë sërish në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"