Lajme të këqija për Interin, dy futbollistë humbin sfidën e ardhshme në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 9:48

Lajme të këqija për Interin, dy futbollistë humbin sfidën e ardhshme në kampionat

Tek Interi kanë filluar të ndihen pasojat e impenjimit ndaj Barçës.

inter

I pari që ka ngritur flamurin e bardhë ka qenë Hoakin Korrea, që la ndeshjen pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë dhe ekzaminimet e djeshme kanë zbuluar tërheqjen e tendinit të gjurit të majtë, diagnozë që do ta detyrojë sulmuesin të humbasë Sasuolon, ndërkohë që koha e rikuperimit do të përcaktohet në ditët në vijim.

Edhe me Lukakun të padisponueshëm, Inzagi mund të mbështetet në repartin ofensiv vetëm te Lautrao e Xheko për sfidën e së shtunës, një sfidë për të cilën është në dyshim edhe Stefan de Vraj, që dje ka ndier lodhje muskulore, por që zikaltrit shpresojë ta rikuperojnë në kohë për prapavijën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"