Lajme të këqija për Interin, Brozoviç do mungojë për një kohë të gjatë. Ja ndeshjet ku i lë vendin Asllanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 18:41

Lajme të këqija për Interin, Brozoviç do mungojë për një kohë të gjatë. Ja ndeshjet ku i lë vendin Asllanit

Klubi i Interit ka marrë lajme të këqija nga Kroacia ku stafi mjekësor i përfaqësues ballkanase ka bërë të ditur se Marcelo Brozoviç do të duhet të qëndrojë për një kohë relativisht të gjatë jashtë fushave të lojës për shkak të dëmtimi që mori në ndeshjen ndaj Austrisë.

Fdh4NUMXoAkewPk

Dëmtimi në kofshën e majtë do të lërë futbollistin jashtë për rreth një muaj, ku Interi do të ketë një seri të rëndësishme ndeshjesh që ai do të humbasë. Janë 8 të tilla në fakt mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, ku mesfushori kroat nuk pritet të jetë në dispozicion të Inzagit, duke i lënë vendin me shumë mundësi Kristjan Asllanit i cili u afrua nga zikaltrit pikërisht për të qenë një alternativë e tij në rast dëmtimi apo pezullimi.

Ndeshjet ku pritet të mungojë Brozoviç:

1 tetor: Inter-Roma (Java 8 Seria A)
4 tetor: Inter-Barcelona (Ndeshja 3 në Ligën e Kampioneve)
8 tetor: Sasuolo-Inter (Java 9 Seria A)
12 tetor: Barcelona-Inter (Ndeshja 4 në Ligën e Kampioneve)
16 tetor: Inter-Salernitana (Java 10 Seria A)
22 tetor: Fiorentina-Inter (Java 11 Seria A)
26 tetor: Inter-Viktoria Plzen (Ndeshja 5 në Ligën e Kampioneve)
29 tetor: Inter-Sampdoria (Java 12 Seria A)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"