Lajme të këqija për Edi Rejën, ja sa pritet të mungojë Marash Kumbulla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 23:47

Lajme të këqija për Edi Rejën, ja sa pritet të mungojë Marash Kumbulla

Talenti shqiptar, Marash Kumbulla u dëmtua në sfidën e sotme ndaj Breshas, teksa la fushën e lojës në minutën e 16-të. Mbrojtësi 19-vjeçar pësoi një dëmtim në kofshë, më saktë një tendosje, e cila zakonisht kërkon 6-8 javë kohë rikuperimi.

kUMBULLA58

Me shumë gjasa, Kumbulla do të humbasë sfidat e muajit nëntor me ekipin Kombëtar, ndaj Andorrës dhe Francës. Mbrojtësi po kalonte një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, teksa dëmtimi erdhi në momentin më të mirë të tij. Kumbulla debutoi me fanellën e ekipit Kombëtar, në sfidën ndaj Moldavisë.

mARASH

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"