Lajme të këqija për Brdariç, Vllaznia me katër mungesa në ndeshjen e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 12:53

Lajme të këqija për Brdariç, Vllaznia me katër mungesa në ndeshjen e parë të kampionatit

Ekipin e Vllaznisë në prag të takimit të parë ndaj Laçit e shoqërojnë jo pak, por 4 mungesa. Në pikëpyetje është nëse nga minuta e parë do të jetë Follou apo Kruja.

Vllaznia222

Nëse Follou do të jetë i gatshëm, atëherë ai do të jetë në qendrën e mbrojtjes së bashku me Adilin. Nëse do të jetë Kruja, atëherë Gurishta e Adili do të jenë dyshja e këtij sektori.

Pjesa tjetër e lojtarëve pritet të përbëhet nga Zogoviç në portë, Gurishta, Adili e Hakaj në mbrojtje, në mesin e fushës do të jenë Krymi, Jonuzi e Heriç. Në sulm Da Silva, Latifi e Aralica në majë të këtij reparti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"