Lajme të bujshme nga Gjermania, Bajerni kërkon Kampionin e Botës me Francën për mesfushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 19:49


Lajme të bujshme nga Gjermania, Bajerni kërkon Kampionin e Botës me Francën për mesfushën

Nuk është sekret që Bajerni i Mynihut dëshiron të forcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm dhe nëse Rajan Gravenbersh është pothuajse një marrëveshje e përfunduar, një tjetër lajm bombastik ka qarkulluar ditën e djeshme.

pogba

Pasi Pol Pogba e ka mbyllur me Mançester Junajtidin, ai do të vlerësojë dhe nuk do të nxitohet për skuadrën e ardhshme, por nëse kërkon të provojë diçka të re, Bajerni është gati që t’ia ofrojë.

Duke parë luhatjen e fundit të Kimishit, por edhe dëmtimet disi të shpeshta të Goreckës, pa dyshim që Gravenbersh është një talent interesant, por ekipeve si Bajerni u duhet një lider në rast mungesash të rëndësishme dhe për këtë arsye, edhe gjermanët kanë nisur sondazhet e tyre.

PANORAMASPORT.AL