LAJME SHKURT | KATEGORIA E DYTË/ Mezini: Ndeshje jo e lehtë ndaj Mirditës; Malko: Jemi të motivuar për 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 10:21

LAJME SHKURT | KATEGORIA E DYTË/ Mezini: Ndeshje jo e lehtë ndaj Mirditës; Malko: Jemi të motivuar për 3 pikët

LAJME SHKURT NGA KATEGORIA E DYTË, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

kategoria_dyte_cover

TËRBUNI

Tërbuni do të presë sot në “Ismail Xhemali” Mirditën, në një ndeshje ku kërkohet vetëm fitorja. Kapiteni Armando Mezini (që mban shiritin pas mungesës së Metanit), e parashikoi jo pak të lehtë këtë 90- minutësh. “Jemi të pozicionuar në vendin e 4-t, por besojmë fort se do të kapim të dytin. Do të bëjmë të pamundurën për ta ngjitur ekipin në Kategorinë e Parë. Nëse do të marrim tri pikë në këtë takim, do të jemi më të qetë për transfertën në Luz”. DITMIR PEMA

LABËRIA

Labëria do edhe “kokën” e Përmetit. Pasi mundën Këlcyrën, vlonjatët nuk duan të ndalen. Për “Panorama Sport”, mesfushori Gersi Malko thotë: “Kemi bërë një sezon të mirë, por në dy ndeshje nuk kemi pasur fatin me vete. Megjithatë, kjo na ka bërë të reflektojmë e të mos gabojmë më. Me Përmetin jemi të motivuar vetëm për 3 pikët. Kampionati sa vjen dhe bëhet më i fortë, kështu që duhet t’u tregojmë të gjithëve forcën e grupin tonë”. ERMAL SIKA

NAFTËTARI

Naftëtari arkivon transfertën me Delvinën dhe përqendrohet te java e 18-të. Luajnë në shtëpi, por përballë një kundërshtari të vështirë si Devolli. Anesti Marini beson se skuadra do t’ia dalë edhe të dielën. Autori i golit të fitores për gazetën shprehet: “Nuk ishte e lehtë me Delvinën, por e fituam dhe me meritë të plotë. Jam i kënaqur që gjeta golin, por mbi të gjitha për ecurinë e skuadrës. Jemi duke konsoliduar pozitat në renditje”. ARBEN ÇEPANI

SKRAPARI

Skrapari u turpërua në Devoll. Plot shtatë gola kanë pësuar në një 90-minutësh të vetëm, duke regjistruar humbjen më të thellë në këtë sezon. Skraparllinjtë kanë pasur në fakt edhe mungesa të shumta, për shkak të pezullimeve apo dëmtimeve, megjithatë kjo disfatë nuk do të kapërdihet lehtë. Forma më e mirë për ta harruar do të ishte kthesa. Këtë të diel ata do të presin në shtëpi Tepelenën, ku shpresojnë për një rezultat pozitiv. ARBEN ÇEPANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"