LAJME SHKURT| Kategoria e Dytë/ Gramozi me president të ri, Devolli kërkon vazhdimësi në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 20:45

LAJME SHKURT| Kategoria e Dytë/ Gramozi me president të ri, Devolli kërkon vazhdimësi në kampionat

LAJME SHKURT NGA KATEGORIA E DYTË: 

kategoria_dyte_cover

DEVOLLI

Devolli ka koleksionuar 4 pikë në 180 minutat e para. Pasi mposhti Tepelenën dhe barazoi me Maliqin, klubi tashmë pret vazhdimësi. Skuadra ka bindur në lojë në nisje të këtij sezoni dhe shpresat janë që rikthimi në Kategorinë e Parë të mos vonojë. Stafi është mundur që ta shfrytëzojë ndërprerjen e kampionatit për të përmirësuar parametrat në ekip. THANAS GJATA

GRAMOZI

Ardian Leka, biznesmeni kolonjar në diasporë pritet të marrë presidencën e Gramozit. Ai i ka premtuar mbështetje, ndërkohë do të paraqesë planin afatshkurtër dhe afatgjatë, ku do të ketë edhe mbështetjen e pushtetit lokal. Ai ka zhvilluar ndërkohë edhe një takim me kryebashkiakun Isai dhe me trajnerin Qirjako për të mësuar më shumë rreth ekipit. KOÇO LILO

NAFTËTARI

Kuçovarët vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës. Kapiteni Sajmir Gega në lidhje me ecurinë e Naftëtarit u shpreh: “E kemi nisur mirë, ku kemi marrë maksimumin në dy takimet e para. Ndeshjet brenda s’duhet t’i diskutojmë dhe jashtë fushe të bëjmë më të mirën. Fillimi është i mbarë, por duhet të mbajmë ritmin edhe në të ardhmen. Tani duhet fitorja në Përmet”. ARBEN ÇEPANI

SOPOTI

Librazhdasit vazhdojnë seancat stërvitore nën drejtimin e teknikut Kola, teksa vëmendje i kanë kushtuar kontrollit të topit në kuadrat dhe gjuajtjeve para portës. Rezultatet pozitive dhe forma e mirë e futbollistëve, sidomos atyre të sulmit, i ka bërë librazhdasit besimplotë, se janë më të mirët në grupin ku konkurrojnë dhe kërkojnë vazhdimësinë. LEDION QOSHKU

SKRAPARI

Skrapari vuan mungesën e rezultateve pozitive në dy ndeshjet e para, pasi është pozicionuar në fundin e renditjes. Ndoshta ndërprerja e kampionatit mund të ndikojë pozitivisht te Skrapari për konsolidimin e skuadrës. Kujtojmë se Skrapari është përforcuar me disa futbollistë vetëm disa ditë përpara fillimit të sezonit. Sipas stafit, premisat janë për mirë. ARBEN ÇEPANI

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"