LAJME SHKURT | KATEGORIA E DYTË/ Gjolikaj: Ndaj Maliqit, mundësi për pikë; Qirjako: Shpresoj nga transferta kundër Skraparit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 11:35

LAJME SHKURT | KATEGORIA E DYTË/ Gjolikaj: Ndaj Maliqit, mundësi për pikë; Qirjako: Shpresoj nga transferta kundër Skraparit

LAJME SHKURT, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

kategoria_dyte_cover

NAFTËTARI

Kalendari i ka rezervuar një ndeshje të vështirë Naftëtarit, teksa sot do të presë në “Bashkim Sulejmani” kryesuesit e Maliqit. Mbrojtësi Etjon Gjolikaj beson se skuadra mund t’ia dalë, ndërsa për gazetën thotë: “Tashmë objektivi ynë mbetet vendi i pestë dhe jemi shumë afër tij. Do të vlerësojmë pjesën e mbetur të kampionatit, duke filluar nga kjo përballje me Maliqin. Edhe pse kemi përballë kryesuesit, kemi mundësitë të marrim pikë”. ARBEN ÇEPANI

GRAMOZI

Gramozi shkon në Skrapar të dielën, në një ndeshje që parashikohet tejet e vështirë. Do të jetë një përballje mes rivalëve për mbijetesë, por Ilir Qirjako evidenton se ka ardhur koha për rezultate pas lojërave të mira. “Shpresoj shumë nga kjo transfertë. Duke qenë me grupin e plotë dhe mobilizimi nuk mungon, mund t’ia dalim me sukses. Edhe një pikë do të na kënaqë. Pres vetëm një lojë dhe një gjykim korrekt”, tha trajneri. KOÇO LILO

SKRAPARI

Për Skraparin, përballja ndaj Gramozit konsiderohet si shansi i fundit për mbijetesë. Pas tri humbjeve radhazi dhe një “mali” me gola të pësuar, kërkohet kthesa. Qendërmbrojtësi Jurgen Korkuta shpreson te fitorja, ndërsa për gazetën thotë: “Është ndeshje delikate dhe për ne alternativa e vetme mbetet fitorja. Ky mund të jetë shansi i fundit. Ecuria e javëve të fundit ka ndikuar në psikologjinë tonë, por ne nuk duhet të dorëzohemi”. ARBEN ÇEPANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"