LAJME SHKURT| Kategoria e Dytë/ Te Gramshi dhe Tërbuni nuk dorëzohen, Gramozi zhgënjen trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 20:09

LAJME SHKURT| Kategoria e Dytë/ Te Gramshi dhe Tërbuni nuk dorëzohen, Gramozi zhgënjen trajnerin

Lajme shkrut nga Kategoria e Dytë:

kategoria_dyte_cover

GRAMSHI

Gramshi e nisi me humbje 2021-shin. Përballë Shkumbinit dolën duarbosh, por kapiteni Fatjon Latifi nuk dorëzohet. “Më vjen keq që humbëm ndaj peqinasve, pasi nuk e meritonim. Rastet për shënim nuk na munguan, por nuk arritëm të finalizonim. Megjithatë, duhet të shohim përpara dhe të mos demoralizohemi. Na presin sfida të tjera edhe më të forta në vazhdim, ndaj duhet të mobilizohemi. Do kthehemi në transfertë me Internacionalin”, u shpreh ai për gazetën. MARIGLEN MIRAKA

GRAMOZI

Ilir Qirjako ka mbetur i zhgënjyer pas humbjes me Butrintin. Edhe pse përballë kishin kryesuesit e Grupit B, trajneri priste më shumë. “Krijuam volum loje, por ekipi mik ka shfrytëzuar në maksimum kundërsulmin. Të gjitha aksionet e tyre për gol na gjetën të papërgatitur. Duke kërkuar të shënojnë, lojtarët e mi harruan prapavijën dhe kjo na ndëshkoi. Tani na mbetet të përgatitemi për Labërinë, një transfertë shumë e vështirë”, tha për gazetën tekniku. KOÇO LILO

TËRBUNI

Tërbuni doli duarbosh nga transferta me Bulqizën, duke u larguar edhe më shumë nga objektivat. Edhe pse skuadra bëri ndryshime të mëdha në merkato, u mundën 3-1 në Pezë. Gjithsesi, drejtori Viktor Gjoni nuk dorëzohet. Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, ai thotë: “Ekipi është përforcuar dhe besoj se kthesa nuk do të vonojë. Trajneri po punon me përkushtim dhe situata do të ndryshojë. Me cilësinë që është shtuar në organikë, do të kemi tjetër luk në fazën e dytë”. DITMIR PEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"