Lajme aspak të mira për Vllazninë para Partizanit, shkodranët pa 3 lojtarë ndaj të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 22:15

Lajme aspak të mira për Vllazninë para Partizanit, shkodranët pa 3 lojtarë ndaj të kuqve

Vllaznia e pret me halle Partizanin. Mirsad Jonuz nuk do ta ketë të lehtë që të ndërtojë formacionin për të ndaluar kampionët në fuqi të vendit, pasi mungesat dhe dyshimet janë prezente.vllaznia-3-770x470

Vetëm 3 ditë në dispozicion, zbehin shpresat për një rikuperim në kohë të Behar Ramadanit dhe Simeon Hristov. Ata janë ende pezull dhe në vazhdim të stafit mjekësor.

I padisponueshëm për këtë duel është Herald Marku, i cili me kartonin e 4-t ndaj Kukësit, rrjedhimisht është i skualifikuar. Skuadrës tashmë i duhet me çdo kusht fitorja, pasi çdo rezultat tjetër do ta komplikonte edhe më shumë situatën në renditje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"