Lajm tronditës nga Franca/ Nejmar në telashe, rrezikon të mos luajë deri në vitin 2021

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:50


Lajm tronditës nga Franca/ Nejmar në telashe, rrezikon të mos luajë deri në vitin 2021

 Ylli i PSG-së, Nejmar, rrezikon të dënohet me plot 8-10 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës së Ligës Franceze.

 Nejmar

Sipas “El Partidazo de COPE” klubi i Marsejës disponon pamje të një rasti ku braziliani ofendon rëndë në bazë racore futbollistin japonez Hiroki Sakai. Në rast se kjo gjë vërtetohet, atëherë Nejmar rrezikon të mos luajë deri në fillim të vitit 2021.

Organet përkatëse janë duke u marrë me këtë pretendim të klubi të Marsejës, teksa në ditët në vijim pritet të vijë edhe vendimi përfundimtar. Në rregullore është e përcaktuar qartë që ofendimet në bazë racore dënohen nga 8 deri në 10 ndeshje.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com