Lajm pozitiv për Partizanin, lojtari i të kuqve është gati për sfidën me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 14:25

Lajm pozitiv për Partizanin, lojtari i të kuqve është gati për sfidën me Kukësin

Jurgen Bardhi nuk e përfundoi ndeshjen me Skënderbeun dhe shkak për daljen para kohe nga fusha, u bë dëmtimi që mori në minutën e 66-të. 

jurgen bardhi

Sulmuesi i të kuqve u dëmtua nga goditja që i dha Ndeki në kavilje, por që gjyqtari nuk e ndëshkoi mesfushorin e Skënderbeut për atë veprim. Fillimi i punës për Kukësin e ka larguar alarmin për Jurgen Bardhin, pasi dje 22-vjeçari është përgatitur së bashku me grupin.

Ka qenë thjeshtë një goditje, që fatmirësisht ka kaluar pa probleme për Bardhin, i cili konsiderohet i gatshëm për ndeshjen e së dielës me Kukësin. Duke ditur situatën e mungesave që ka skuadra, gatishmëria e Bardhit konsiderohet lajm i mirë para duelit me verilindorët.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"