Dalin emrat, ja kush janë 3 lojtarët e tjerë me Koronavirus te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 1:23

Dalin emrat, ja kush janë 3 lojtarët e tjerë me Koronavirus te Partizani

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, në orën 01:10 të mesnatës, klubi i Partizanit ka konfirmuar edhe 3 futbollistë të tjerë të prekur me Koronavirus, përveç Boldorit dhe Feratit. Bëhet fjalë për Esat Malën, Kristi Koten dhe Eraldo Çinarin të cilët kanë rezultuar pozitivë në testet e kryera dhe për fat të mirë janë asimptomatikë, duke mos pasur probleme.

Cinari Partizani festa

NJOFTIMI I KLUBIT:

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

IMG_20200710_012343

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"