Lajm i papritur nga Spanja, tifozët mund të kthehen brenda vitit në stadiume

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:41

Lajm i papritur nga Spanja, tifozët mund të kthehen brenda vitit në stadiume

Tifozët spanjollë mund të kthehen në stadiume brenda këtij viti, por për sezonin e ardhshëm.
_61299144_getty_01july_spainfansenjoytheatmosphereaheadoftheuefaeuro2012finalmatchbetweenspainanditalyattheolympicstadiumonjuly1,2012inkiev,ukraine.
Kryetarja e Këshillit të Sporteve në Spanjë Iren Lozona deklaroi sot se nuk përjashtohet mundësia që të lejohen një numër i kufizuar tifozësh në stadiume, por thjesht kjo ide ka mbetur si hipotezë.

“Nuk e kemi përjashtuar këtë mundësi. Në varësi të situatës së pandemisë së koronavirusit, do të shikojmë mundësinë e lejimit të disa tifozëve në stadiume për sezonin e ardhshëm”, deklaroi zyrtarja e lartë e sportit në Spanjë.

Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sançez ka lejuar nisjen e aktiviteteve sportive në vend në datën 8 qershor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"