Lajm i mirë për Tiranën, Dinamo Tbilisit i largohet kapiteni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 8:25

Lajm i mirë për Tiranën, Dinamo Tbilisit i largohet kapiteni

Nika Ninua, kapiteni i Dinamos së Tbilisit, largohet nga skuadra. Ai ka firmosur dhe një kontratë katërvjeçare me PAOK-un e Selanikut dhe ai nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së Champions-it me Tiranën.

May-2017-280

Tirana dhe Dinamoja e Tbilisit nuk takohen për herë të parë. Për ata që nuk e dinë, Tirana kundër gjeorgjianëve ka bërë ndoshta përmbysjen më të madhe në kupat e Europës, teksa është kualifikuar në turin tjetër edhe pse ishte mundur 3-0 në Gjeorgji.

Për të gjetur gjurmët e kësaj ndeshjeje, duhet të kthehemi 17 vite pas në kohë. Pikërisht më këtë kundërshtar, Dinamon, bardheblutë kanë kujtime të mira, teksa në sezonin 2003-2004 i eliminonin pikërisht në raundin e parë të Ligës së Kampioneve. Ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila përfundoi 3-0 në Gjeorgji, por në ndeshjen e kthimit bardheblutë bënë mrekullinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"