Lajm i mirë për sulmuesin e Kukësit, merr ftesën nga kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 17:12

Lajm i mirë për sulmuesin e Kukësit, merr ftesën nga kombëtarja

Rexhinaldo ende nuk e ka gjetur golin e parë në kampionat me Kukësin, por kalimi te verilindorët duket se i ka bërë mirë sulmuesit. Ditën e sotme, siç lajmëron edhe vetë në rrjetet sociale, Rexhinaldo ka marrë një ftesë nga kombëtarja e Mozambikut, për ndeshjen ndaj Guinea-Bisau, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës.

kukesi

“Po vij Mozambik. I përgatitur si kurrë më parë për të përfaqësuar vendin tim në këtë ndeshje të rëndësishme. Në mendjen time mendoj vetëm të ndihmoj vendin tim të jetë i pranishëm në Kupën e Afrikës në 2019. Besoj se mundemi. Prandaj po shkoj në Mozambik. Presim mbështetjen tuaj në 8 shtator në stadiumin kombëtare Zimpeto.” – shkruan Rexhinaldo në rrjetet sociale.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"