Lajm i mirë për Skënderbeun, Soue larg Kievos. Ja plani i italianëve për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2018 | 22:46

Lajm i mirë për Skënderbeun, Soue larg Kievos. Ja plani i italianëve për sulmuesin

Një lajm i mirë për Skënderbeun vjen nga Italia. Bëhet fjalë për klubin e Kievos që, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka refuzuar ofertat për të blerë kartonin e sulmuesit Jallou, që veronezët e kishin huazuar në Çezena. Kievo ka dhënë kështu një mesazh të qartë se kërkon ta ketë Jalloun në ekip për sezonin e ardhshëm, duke zënë një tjetër vend në sulmin e veronezëve.

soue-470x364

Por çfarë lidhje ka kjo me Skënderbeun? Sigurisht që lidhja është gambiani Ali Soue. Korçarët janë të mahnitur pas këtij sulmuesi dhe frika më e madhe ishte fakti nëse Kievo do të lejonte ta huazonte sërish lojtarin që mbylli sezonin me 21 gola të shënuar. Tashmë që Kievo gjen sulmuesin, duket se nxjerr jashtë planeve Ali Souenë, që ose do të jepet sërish në huazim, ose do të shitet përfundimisht.

Në këtë mënyrë, Skënderbeu mund të provojë sërish për ta mbajtur në ekip sulmuesin gambian, duke siguruar repartin e sulmit edhe për një sezon. Gjithsesi, bisedimet ende nuk kanë nisur dhe për këtë duhet pritur që të sqarohet situata e klubit, e më pas korçarët të nisin negociatat me italianët. Ll.Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"