Lajm i mirë për Skënderbeun, Dinamos i mungon një nga përforcimet e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 17:03

Lajm i mirë për Skënderbeun, Dinamos i mungon një nga përforcimet e verës

Dinamo e Kievit nuk do të ketë në dispozicion për sfidën kundër Skënderbeut një nga elementët cilësorë që ka afruar gjatë verës, mbrojtësin polak Tomazh Kedziora. Mediat ukrainase kanë bërë të ditur se futbollisti 23-vjeçar, i cili pritej t’i bashkohej këto ditë skuadrës, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe tashmë mungesa e tij është e sigurt nga korçarëve.

24508c

Kedziora ishte grumbulluar me Kombëtaren e Polonisë për ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit 2018, por gjatë qëndrimit në vendlindje, u sëmur si pasojë e një virozë. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ai u këshillua që të mos udhëtonte edhe nga klubi, ndaj vazhdoi të qëndronte në Poloni.

Meqenëse lojtari nuk do të jetë në dispozicion, trajneri Khaskeviç ka planifikuar që në të djathtë të aktivizoje 29-vjeçarin ukrainas Mikola Moroziuk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"