Lajm i mirë për Milanin, Donaruma dhe dy të tjerë mundin COVID-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 23:50

Lajm i mirë për Milanin, Donaruma dhe dy të tjerë mundin COVID-in

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Milani ka bërë me dije se 3 futbollistët, Donaruma, Gabia dhe Hauge, kanë rezultuar negativë ndaj COVID-19.

Donaruma

Një lajm pozitiv ky që gëzon trajnerin Pioli, i cili do të ketë në dispozicion portierin titullar Donaruma, i cili rezultoi pozitiv para ndeshjes me Romën.

milan

Mungesa e tij u ndje së tepërmi në barazimin 3-3 që skuadra arriti në shtëpi ndaj kryeqytetasve të Marash Kumbullës. Të gjithë këta futbollistë që fituan betejën me Koronavirusin janë të autorizuar të bashkohen me grupin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"