Lajm i mirë për Dortmundin përpara sfidës me Sitin, ylli i ekipit rikthehet në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 16:04

Lajm i mirë për Dortmundin përpara sfidës me Sitin, ylli i ekipit rikthehet në stërvitje

Xhejdon Sanço është kthyer në stërvitje për Borusian e Dortmundit, çka mund të thuhet se përbën edhe lajmin më të mirë për trajnerin Terziç në kuadër të takimit të nesërm kundër Mançester Sitit në orën 21:00.

sanco

Ndeshja në Angli përfundoi 2-1 për vendësit dhe verdhezinjtë shohin të mundur një përmbysje e cila mund të lehtësohet disi nga prania e 21-vjeçarit vlera e të cilit për skuadrën tashmë dihet. Të dielën ai punoi me grupin rregullisht, ndërsa dje është stërvitur edhe me goditjet nga distanca, çka tregon se dëmtimi muskulor tashmë është vetëm një kujtim. Kujtojmë se anglezi mungon për verdhezinjtë që prej 2 marsit kur u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Gladbahut, rival të cilit i shënoi edhe golin e fitores.

Dëmtimi i kushtoi edhe grumbullimin me kombëtaren e Anglisë për sfidat me San Marinon, Shqipërinë dhe Poloninë. Atë periudhë ai e përdori për t’u kuruar larg Gjermanisë e tashmë duket se do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në këtë çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"