Lajm i mirë për Bajernin, ylli i ekipit del nga… karantina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 11:29

Lajm i mirë për Bajernin, ylli i ekipit del nga… karantina

Joshua Kimish ka lënë dje karantinën dhe do të nisë sot stërvitjen. Prezenca e tij në ndeshjen ndaj Maincit është e mundshme edhe pse drejtuesit nuk duan të nxitohen me aktivizimin e tij për shkak se ai ka munguar prej shumë javësh.

KIMISH

“Bild” shkruan se mesfushori gjerman nuk ka pasur asnjë shqetësim shëndetësor duke e kaluar COVID-19-ën pa simptomat e zakonshme.

Por, gjithsesi forma e tij është për t’u vlerësuar pasi nuk është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe është shumë prapa me rimtin e pjesës tjetër të shokëve të tij.

Sipas rregullores, Joshua Kimish duhet të kalojë plot 14 ditë pas infektimit për t’u quajtur një person i rikuperuar plotësisht nga virusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"