Lajm i mirë për Alban Bushin, Kombëtares së Shpresave i bashkohet sulmuesi i Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2018 | 14:47

Lajm i mirë për Alban Bushin, Kombëtares së Shpresave i bashkohet sulmuesi i Shkëndijës

Kombëtarja e Shpresave që drejtohet nga trajneri Alban Bushi do të luajë dy ndeshje të vështira përballë skuadrës së Italisë dhe Estonisë. Ndeshje të cilat janë të vlefshme vetëm për statistika për Shqipërinë pasi kualifikimi për në kampionatin europian është i pamundur.

Omar-Imeri-Shkendija-1024x1024

Megjithatë përpara këtyre dy sfidave ka lajme të mira për trajnerin Bushi. Kombëtares së Shpresave do i bashkohet dhe sulmuesi i skuadrës së Shkëndijës në Maqedoni, Omar Imeri. Lojtari e pranoi kërkesën e trajnerit Bushi duke e përforcuar edhe më shumë Kombëtaren në prag të ketyre sfidave. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet faqes së tyre zyrtare.

kdshfgdr

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"