Lajm i mirë për Ahmatajn, 3 të dëmtuarit janë drejt riaftësimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 20:26

Lajm i mirë për Ahmatajn, 3 të dëmtuarit janë drejt riaftësimit

Në ndeshjen ndaj Pogradecit munguan për korçarët tre lojtarë, pikërisht Drin Govori, Mërgim Shala dhe Randy Xhunfo. Të tre kanë qenë të dëmtuar dhe tashmë janë në fazën e riaftësimit.

Skenderbeu festa

Kujtojmë që qendërmbrojtësi Shala nuk ka debutuar ende me korçarët, pasi është dëmtuar gjatë fazës përgatitore dhe nuk ka pasur mundësi të luajë në ndeshje zyrtare.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i majtë, Govori, luajti si titullar ndaj Teutës në sfidën e parë të kampionatit e më pas u dëmtua. Tashmë të gjithë të dëmtuarit pritet të jenë gati javën tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"