Lajm i mirë nga Anglia, qeveria britanike miraton vendimin e hapjes së dyerve të stadiumeve. Ja kur pritet të ndodhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 17:57

Lajm i mirë nga Anglia, qeveria britanike miraton vendimin e hapjes së dyerve të stadiumeve. Ja kur pritet të ndodhë

Anglia pritet të hapë dyert e stadiumeve me kapacitet të reduktuar nga data 2 dhjetor.

wembley

Sipas “BBC”, Kryeministri britanik Boris Xhonson pritet të japë këtë lajm për vendimin e marrë nga qeveria e tij për hapjen e dyerve të stadiumeve me një kapacitet maksimal deri në 4 mijë tifozë për ndeshje, në zonat me risk të ulët infektimesh.

Lajm i mirë ky jo vetëm për skuadrat e Premier Ligës por edhe të kategorive inferiore ku këta të fundit kishin raportuar se mbyllja e stadiumeve kishte bërë që financat e tyre të uleshin dhe të kishin probleme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"