“Lajm i madh për Shqipërinë”, Briken Calja kualifikohet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2021 | 11:08

“Lajm i madh për Shqipërinë”, Briken Calja kualifikohet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”. Këtë e ka njoftuar vete Calja, i cili për “Fit Station” në News24, ka thënë se ia doli të jetë mes 5 më të mirëve dhe për këtë arsye ka siguruar kualifikimin direkt për në Lojërat Olimpike.

briken calja

“Faleminderit për vëmendjen që i kushtoni sportistëve olimpikë. Kam filluar përgatitjen për evenimentin më madhor siç janë Lojërat Olimpike, edhe pse me një sfidë kualifikuese shumë të vështirë prej pandemisë, ja dola të jem në 5 më të mirët dhe të marr kualifikimin direkt në Lojërat Olimpike.

Ky është një lajm madhor për shtetin shqiptar dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën për Shqipërinë, pse jo dhe një medalje Olimpike. Gara është shumë e fortë pasi po flasim për Lojërat Olimpike, siç edhe dihet shteti shqiptar akoma nuk ka në ‘CV’ një medalje olimpike, kështu përgjegjësia është shumë e madhe dhe sfida është jashtëzakonisht shumë e vështirë”, tha Calja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"