Lajm i madh për futbollin shqiptar, ja vendimi që ka marrë Ministria e Shëndetësisë së fundmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 0:16

Lajm i madh për futbollin shqiptar, ja vendimi që ka marrë Ministria e Shëndetësisë së fundmi

 

Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç pat njoftuar më herët ministrja Manastirliu.

Tirana45

Një lajm pozitiv ky për klubet e futbollit, që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor.

Pas diskutimeve në grupet teknike, Komiteti i Ekspertëve ka miratuar në parim protokollin e stërvitjes. Për momentin aktivitetët sportivë nuk do të lejohen deri në një urdher të dytë.

Tashmë duket se vendimi për sa i përket stërvitjes është marrë dhe pritet që në minutat në vazhdim të konfirmohet nga ministria nëpërmjet faqes zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"