Lajm i mirë për Burrelin. Kundër Korabit rikthehet titullari i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 17:17

Lajm i mirë për Burrelin. Kundër Korabit rikthehet titullari i skuadrës

Lajm i madh për Burrelin. Në prag të derbit me Korabin, rikthehet Efijong Ejoh. Nuk luan që prej miqësoreve të verës dhe shkak është bërë një ndërhyrje kirurgjikale. E megjithatë, ai ka nisur më në fund stërvitjen me grupin.

Tirana fitorja ndaj Burrelit

Pas një periudhe relativisht të gjatë rikuperimi, sulmuesi është gati që të zbresë në fushën e blertë. Mund të llogaritet direkt si titullar, ndonëse vjen pas një rikuperimi dymujor. Burime pranë klubit thanë për “Panorama Sport” se gjendja e 25-vjeçarit është e mirë dhe se ai mund të japë kontributin e tij në këtë duel. Gjithsesi, pritet të shihet se sa do të jetë koha që do të aktivizohet, pasi operacioni që ka kaluar nuk ka qenë edhe aq i lehtë.

Rikthimi i tij në ofensivë pritet që të zgjidhë “ngërçin” me finalizimin. Skuadra prodhon shumë volum loje dhe raste, por shënjestra ka munguar.

DRITAN KURTI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"