Lajm i keq për sulmuesin e Milanit, duhet t’i paguaj shumën e majme ish-klubit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 17:03

Lajm i keq për sulmuesin e Milanit, duhet t’i paguaj shumën e majme ish-klubit të tij

Sulmuesi portugez i Milanit, Rafael Leao, është i detyruar t’i paguajë ish-klubit të tij, Sportingut të Lisbonës, 16.5 milionë euro.

pjimage - 2022-01-23T170221.226

Në verën e vitit 2018, Leao ndërpreu kontratën e tij me Sportingun dhe u largua drejt Lilës me parametra 0. Klubi bëri një kërkesë drejt FIFA-s atë kohë për mënyrën se si lojtari ndërpreu kontratën e tij, por ata e refuzuan këtë kërkesë.

Më pas Sporting e dërgoi kërkesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportv (TAD), dhe duket se këta të fundit e kanë shqyrtuar çështjen. Pas kësaj duket se TAD ka fajësuar 22-vjeçarin dhe e kanë detyruar atë t’i paguaj ish-klubit të tij shifrën prej 16.5 milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"