Lajm i keq për Piolin, lojtari kuqezi pëson dëmtim muskulor në ndeshjen ndaj Sëlltikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 20:43

Lajm i keq për Piolin, lojtari kuqezi pëson dëmtim muskulor në ndeshjen ndaj Sëlltikut

Lajm i keq për Stefano Piolin, ku pas 10 minutash lojë dëmtohet Simon Kjaer.

kjaer

Në ndeshjen e sotme ndaj Sëlltikut në Europa Ligë, mbrojtësi 31-vjeçar danez i bëri vend kapitenit të kuqezinjve Alesio Romanjolit i cili sot ishte në pankinë.

Kjaer u zëvendësua pasi pati një problem muskulor në kofshën e djathtë. Në orët në vazhdim do të kryen ekzaminimet e nevojshme për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"