Lajm i keq për mbrojtësin e Kombëtares, nxjerr shpatullën dhe mbyll vitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 10:36

Lajm i keq për mbrojtësin e Kombëtares, nxjerr shpatullën dhe mbyll vitin

Metz pësoi një tjetër disfatë në këtë fundjavë dhe ishte Nicë që e mundi me rezultatin 3-1. Kjo ka bërë që skuadra në të cilën aktivizohet Ivan Balliu të mbyllë tabelën e klasifikimit me vetëm katër pikë pas 16 javësh të luajtura.

631502246

Mirëpo, disfata e fundjavës nuk ka qenë i vetmi lajm i keq, pasi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është dëmtuar dhe vetë trajneri i saj e ka konfirmuar që bëhet fjalë për një lajm të rëndë.

Futbollisti kuqezi ka nxjerrë shpatullën dhe ky dëmtim besohet se do ta mbajë atë larg fushave të lojës për disa javë. Kjo bën që Balliu ta ketë mbyllur para kohe fazën e parë dhe vitin kalendarik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"