Lajm i keq për Interin, “ylli” i skuadrës në dyshim për derbin ndaj Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 16:48

Lajm i keq për Interin, “ylli” i skuadrës në dyshim për derbin ndaj Milanit

Një lajm i keq ka ardhur për Interin pak para derbit me Milanon. Mesfushori i Interit, Matias Veçino, thuhet se ka probleme muskulore, por ai mund të mungojë në derbin e Milanos.
27-vjeçari uruguaian u largua nga qendra stërvitore e kombëtares, dhe u kthye në Itali për testime mjekësore.

perisic-icardi-vecino-esultanza-inter-ottobre-2017_1539866484-1825415

Sipas asaj që bën me dije “Football Italia” ai ka vetëm lodhje muskulore, mirëpo është në dyshim për superndeshjen e së dielës mes Interit dhe Milanit. Veçino do të ekzaminohet gjatë ditëve në vijim nga mjekët e klubit, mirëpo me ndeshjen e mesjavës ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve, duket se Interi nuk do të rrezikojë.

NINTCHDBPICT000435078751

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"