Lajm i keq për Daliç, lojtari në garë kundër kohës për finalen e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 18:58

Lajm i keq për Daliç, lojtari në garë kundër kohës për finalen e madhe

Lojtari i Interit, Ivan Perisiç duket se mund të jetë problemi më i madh për trajnerin Zlatko Daliç. 29-vjeçari dhuroi një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen përballë Anglisë duke shënuar një herë dhe asistuar për golin e Mandzukiç.

Perisic-1806-Cro-Badelj-epa_0

Por pikërisht në atë ndeshje lojtari pësoi një dëmtim në kofshë që nuk u duk shumë shqetësuese. Por sipas asaj që raporton “Football Italia” bëhet fjalë për një garë kundra kohës që lojtari të jetë i gatshëm në ndeshjen e nesërme kundër Francës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"