Lajm i keq për Bajernin/ I vaksinuar me të dyja dozat, infektohet me COVID-19 trajneri Nagelsman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 11:34


Lajm i keq për Bajernin/ I vaksinuar me të dyja dozat, infektohet me COVID-19 trajneri Nagelsman

Lajm i keq për Bajernin e Mynihut, trajneri Julian Nagelsman rezulton pozitiv me COVID-19. Ndonëse është plotësisht i vaksinuar, ku ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID, tekniku gjerman është prekur nga Koronavirusi dhe është vetë-izoluar në shtëpinë e tij.

Nagelsman

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi bavarez me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar ku njofton se trajneri Nagelsman është infektuar me SARS-COV-2.

“Pavarësisht se është vaksinuar plotësisht, Julian Nagelsman, trajneri 34-vjeçar i Bajernit të Mynihut, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai është duke u rikthyer në Mynih veçmas nga ekipi me ambulancë ajrore dhe do të vetë-izolohet në shtëpi.”

PANORAMASPORT.AL