Lajm i hidhur, ndahet nga jeta ish-lojtari i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:49

Lajm i hidhur, ndahet nga jeta ish-lojtari i Vllaznisë

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme, ish-lojtari i Vllaznisë, Mehdi Milla.

9AED65D3-F1B5-45CF-9DC5-B756601CD892

Pjesë e klubit shkodran në vitet 1960-1970 dhe më pas në 1985 si shef i klubit të Vllaznisë, Mehdi Milla, është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare.

Milla me Vllazninë në vitin 1965 fitonte Kupën e Shqipërisë, teksa ishte pjesë e brezit të artë në klubin shkodran.

“Panorama Sport”, shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit, në humbjen e të afërmit të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"