Lajm i hidhur/ Sporti shqiptar në zi, Koronavirusi i merr jetën ish-kampionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2020 | 12:40

Lajm i hidhur/ Sporti shqiptar në zi, Koronavirusi i merr jetën ish-kampionit

Një tjetër emër legjendar i sportit shqiptar ka humbur jetën nga koronavirusi. Ilir Gjebrea, ish-notar i konsideruar si “Peshkaqeni” në rininë e tij, nuk arriti të fitojë betejën me koronavirusin.

ilir gjebrea

Gjebrea ndërroi jetë dje. Për disa ditë, ish-rekordmeni dhe kampioni po trajtohej pasi ishte infektuar me koronavirus, ndërsa humbi jetën në banesën e tij në Tiranë.

Lajmin e ka dhënë nipi i të ndjerit, Edmond Prifti, i cili në profiling e tij në “Facebook” shkruan: “Peshkaqeni ynë, Gjiganti, daja im i shtrenjtë, si munde ta bëje këtë o Kampioni, Ilir Gjebrea, të mos luftoje me Covidin, kur ti e mushkëria jote, zemra e madhe, luftoi e mori rekorde dhe dhjetëra medalje?

Me ty që u rrita duke dëgjuar historitë e notit, çunave të liqenit, të medaljeve që i mbaje ne kavanozë. Ti që mbaje në këmbë gjithë lagjen, historitë e tua te pafundme që i dinte gjithë Shqipëria, nuk di sa mund të shkruhet për ty, e mua nuk më besohet se po shkruaj për atë dajën tim, legjendën, mbi këtë fotografi të fundme…”

POSITI,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"