Lajm i hidhur për futbollistin e Teutës, humbet njeriun e dashur para ndeshjes me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 19:48

Lajm i hidhur për futbollistin e Teutës, humbet njeriun e dashur para ndeshjes me Skënderbeun

Futbollisti i Teutës Emiljano Vila mbrëmë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të tij.
emiliano vila
Lajmi u dha nga klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të “djemve të detit”.

Ngjarja e rëndë e ka prekur Vilën dy ditë para ndeshjes me Skënderbeun.

Njoftimi i Teutës

NGUSHËLLIM-Mbrëmjen e të shtunës është ndarë nga jeta babait i futbollistit Emiljano Vila. Klubi i Futbollit Teuta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve! KF Teuta i gjendet pranë futbollistit tonë për këtë humbje të madhe. Të gjithë sëbashku jemi krah Emiljanos për të përballuar këtë fatkeqësi!

Ndërkohë që presidenti i FSHF-së Armand Duka i shprehu ngushëllime lojtari Emiljano Vila dhe familjes së tij.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të babait të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Emiljano Vila!
Me këtë rast i përcjell Emiljanos dhe familjes së tij në emrin tim dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit e Kombëtares shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Emiljanos dhe familjes së tij. U prehtë në paqe!”, shkruan kreu i FSHF-së

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"