Zbulohen arbitrat në javën e fundit në Superiore, ja kush i gjykon ndeshjet për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2021 | 13:17

Zbulohen arbitrat në javën e fundit në Superiore, ja kush i gjykon ndeshjet për titullin kampion

“Panorama Sport” zbulon arbitrat e pesë ndeshjeve të fundit në Kategorinë Superiore që do të luhen sot në orën 17:00.

HAMITI

Gjyqtari i FIFA-s, Eldorian Hamiti, do të vendosë drejtësi në Teuta-Apolonia. Kridens Meta do të jetë në Shkodër, atje ku Vllaznia pret Laçin, ndërsa Kreshnik Cjapi gjykon Bylisi-Partizani.

Në “Air Albania” luhet Kukësi-Kastrioti dhe FSHF ka caktuar arbitrin nga Shkodra, Indrit Myrtja. Ndërsa në “Selman Stërmasi”, në Tirana-Skënderbeu, kryesor do të jetë Mario Shabanaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"