U hetuan kundër Luftëtarit, UEFA dënon klubin letonez me 7 vite për trukime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2021 | 23:38

U hetuan kundër Luftëtarit, UEFA dënon klubin letonez me 7 vite për trukime

E mbani mend historinë e dy ndeshjeve të Luftëtarit në korrik të vitit 2018 kundër letonezëve të Ventspils në turin e parë të Ligës së Europës?!

189702061_317188000100314_2954779693656988347_n

Në atë kohë UEFA futi nën hetim për trukim të dyja klubet, ndërsa sot pas tri vitesh, ka marrë një masë ekstreme ndaj Ventspils. UEFA nuk e specifikon se bëhet fjalë për ndeshjet ndaj gjirokastritëve. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA ka përjashtuar me akuzën e trukimit të ndeshjeve letonezët për (7) shtatë vitet e ardhshme.

“UEFA vendosi të përjashtojë FK Ventspils nga pjesëmarrja në garat e klubeve për shtatë vitet e ardhshme, duke përfshirë edhe sezonin 2027-2028. Të ndalohet zoti Nikolajs Djakins, zyrtari i FK Ventspils (Menaxheri i klubit) të ushtrojë çdo aktivitet të lidhur me futbollin për katër vjet. Të ndalojë zotin Adlan Shishkanov (ish-president i Ventspils).

Të kërkojë që FIFA të shtrijë në të gjithë botën ndalimin e të sipërpërmendurit”, citohej ndër të tjera në vendimin e marrë sot nga UEFA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"