Stadiumi i ri nuk është ende gati, Kukësi njofton ku do ta presë Dinamon të mërkurën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:27

Stadiumi i ri nuk është ende gati, Kukësi njofton ku do ta presë Dinamon të mërkurën

Kukësi nuk do të luajë dhe inagurojë stadiumin e ri ndaj Dinamos, dhe ndeshja e parë që do të luhet një impiantin më të ri në vend do të duhet të presë.

TAIPI KUKESI

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi verilindor me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ku me anë të një njoftimi ka bërë me dije se ndeshja ndaj bluve të kryeqytetit do të zhvillohet të mërkurën e 19 janarit në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe jo në “Kukës Arena” siç u njoftua dhe ditë më parë.

Një prapakthehu kjo për verilindorët ku specialistët e barit nuk kanë dhënë miratimin e tyre për të luajtur të mërkurën në Kukës, kështu që shtyhet sërish përurimi i stadiumit.

kuk

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“N E X T M A T C H?

⚽️ FK KUKËSI – KF DINAMO

? JAVA 16

? SUPERSPORT 3

? 19/01/2022

⏳ ORA 16:45

? “ELBASAN ARENA”

?ELBASAN

ARE YOU READY? ???

#ForcaKukësi

#OnToTheNextOne

#WeAreOne

? @photosport.al”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"