Sqarohet situata te Laçi, Dejan Vukiçeviç do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 14:40

Sqarohet situata te Laçi, Dejan Vukiçeviç do të…

Stërvitja e fundit e Laçit u drejtua dje nga tekniku krutan Ramadan Ndreu. Kjo bëri që të kishte dyshime për një largim të mundshëm të malazezit Dejan Vukiçeviç.

Trajneri i Laçit, Vukiçeviç logo

“Panorama Sport” raportoi pak orë më parë se malazezi ka pasur një fatkeqësi familjare dhe ka udhëtuar drejt Podgoricës ditën e djeshme, kësisoj klubi kurbinas kishte marrë menjëherë masat për ta zëvendësuar me Ramadan Ndreun.

Vetëm pak minuta më parë është konfirmuar se Vukiçeviç është rikthyer nga Mali i Zi dhe do të jetë në krye të pankinës në ndeshjen ndaj Tiranës.

Ashtu siç raportoi “Panorama Sport” ai është shfaqur në stadium në shoqërinë e Ramadan Ndreut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"