Shitja e Vllaznisë, zbulohet vendimi për ankandin. Kërkesa e ish-presidentit Fushaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2021 | 21:55


Shitja e Vllaznisë, zbulohet vendimi për ankandin. Kërkesa e ish-presidentit Fushaj…

Është shuar gjithçka rreth temës së mbylljes së shpejtë të privatizimit të klubit të Vllaznisë. Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë të drejtë “Colosseo Construction” pas ankesës së dërguar nga këta të fundit. Prokurimi Publik ka kërkuar pezullimin e procedurës së ankandit dhe mos kryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti kontraktor deri në shqyrtimin e ankesës dhe marrjen e vendimit përfundimtar.

Vllaznia festa e golit

Bashkia Shkodër i cili është dhe pala shitëse e këtij subjekti, duhet të dërgojë menjëherë pranë Komisionit të Prokurimit Publik informacion të hollësishem mbi procedurën e mësiperme të ankandit dhe fazën në të cilën ndodhet kjo procedurë, dokumentat e ankandit të shoqëruara me procesverbalin e hartimit dhe argumentimit te kerkesave për kualifikim dhe specifikimeve teknike; gjithashtu të jepen argumentimet përkatese mbi pretendimet e kandidatit blerës “Colosseo Construction “shpk” si dhe informacion i hollësishem vërtetuar me dokumentacion për dorëzimin e ankesës pranë autoritetit shitës dhe trajtimin e saj.

SHKRESE

I gjithë informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet jo më vonë se 5 ditë nga data e marrjes së këtij vendimi dhe të jetë shoqëruar me një Proces-Verbal në te cilin të pasqyrohen emertimet e dokumentave me numrin e fletëve përkatëse.

SHKRESE 1

SHKRESE 2

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/