Sërish shifra të larta vdekjesh, Ministria e Shëndetësisë publikon numrin e të infektuarve në 24 orë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 18:14

Sërish shifra të larta vdekjesh, Ministria e Shëndetësisë publikon numrin e të infektuarve në 24 orë

15 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3258 testime, janë regjistruar 1039 raste të reja. Sipas të dhënave në buletinin e përditshëm, i lartë mbetet edhe numri i të shtruarve në spitale. Kështu, në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, prej të cilëve në terapi intensivem nga të cilët 16  pacientë janë të intubuar.

infektivi

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCOVID. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina antivCOVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                            1039

Të shëruar në 24 orë                          989

Të shtruar në spitale                          656

Humbje jete në 24 orë                        15

Testime ditore                                     3258

Testime totale                              443,748

Raste pozitive                                   101,285

Raste të shëruara                           64,318

Raste Aktive                                    35,286

Humbje jete                                    1,681

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                   21,718

Fier                                        2864

Durrës                                  1814

Vlorë                                    1798

Shkodër                              1427

Elbasan                             1046

Lezhë                                 858

Berat                                1059

Korçë                              982

Gjirokastër                   955

Dibër                            368

Kukës                           397

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"