Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 17 qytetarë humbën jetën nga COVID-19, ja sa persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 17:49

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 17 qytetarë humbën jetën nga COVID-19, ja sa persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë i lartë. Edhe pse me një ulje të vogël, në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3975 testime, 1153 persona kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 928 persona.

infektivi

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19:

4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetaë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Ndërkohë, ministria thotë se vazhdon procesi i vaksinimit. Gjatë ditës së sotme janë kryer 792 vaksinime antiCOVID. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksina antivCOVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (20 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                               1153

Të shëruar në 24 orë                            928

Të shtruar në spitale                            606

Humbje jete në 24 orë                            17

Testime ditore                                     3975

Testime totale                            436,477

Raste pozitive                                99,062

Raste të shëruara                        62,533

Raste Aktive                                34,876

Humbje jete                                 1,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                   21256

Fier                                        2883

Durrës                                   1804

Vlorë                                       1771

Shkodër                                 1440

Elbasan                                 1086

Korçë                                     1000

Lezhë                                      999

Berat                                      974

Gjirokastër                           903

Kukës                                    399

Dibër                                     361

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"