Milani po bëhet gati të shkarkojë Xhampaolon, pritet ta zëvendesojë ish-trajneri i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 13:15

Milani po bëhet gati të shkarkojë Xhampaolon, pritet ta zëvendesojë ish-trajneri i Interit

Fitorja e Milanit ndaj Xhenoas duket se nuk i mjafton Xhampaolos për të qëndruar në stolin e kuqezinjve.

xhampaolo

Siç raporton “Gazzeta Dello Sport”, drejtuesit janë duke vlerësuar alternativat për të zëvendësuar Xhampaolon, i cili deri më tani nuk ka bërë një punë të mirë te Milani, që qëndron poshtë mesit të tabelës.

Emri i parë në listën e Maldinit dhe Bobanit, është ish-trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, për të cilin Milani duhet të shpenzojë diçka më shumë.

Raportohet se po punohet për të bindur Spaletin që të marrë sa më shpejt drejtimin e skuadrës.

spaleti

Nga ana tjetër në listën e drejtuesve janë: Pioli, Ranieri, Rudi Garsia, apo dhe Prandeli.

Priten me interes të rejat, në kampin e Milanit, që nuk është i qetë në këtë fillim kampionati.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"